7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBanorët e Lubotenit totalisht të zhgënjyer nga Smilevski, paralajmërohen protesta

Banorët e Lubotenit totalisht të zhgënjyer nga Smilevski, paralajmërohen protesta

Komuniteti lokal i fshatit Luboten mëngjesin e sotëm ka dërguar letër deri tek kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski, ku mes të tjerash thuhet se ai nuk ka përmbushur as 1% nga ajo çfarë ka premtuar në zgjedhjet lokale në vitin 2017të, informon Zhurnal.

Gjithashtu, banorët e fshatit Luboten pohojnë se Velimir Smilevski para zgjedhjeve ka nënshkruar një marrëveshje me fshatarët e Lubotenit se obligohet se do t’i realizojë të gjitha projektet e premtuara. Por, me siguri bëhet fjalë për një manipulim të rëndë të banorëve të këtij fshati sepse marrëveshje të tilla nuk janë praktikë në premtimet parazgjedhore.

Banorët e Lubotenit të Velimir Smilevskit paralajmërojmë protesta të mëdha nëse kryetari i Butelit nuk e realizon atë që ka premtuar. Banorët janë të revoltuar dhe të dëshpëruar që në zgjedhjet lokale të 2017tës, masovikisht i’a dhanë mbështetjen Smilevskit.

Atëkohë, edhe kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev së bashku me Smilevskin “gënjente” se do të ketë jetë edhe në Luboten. Në videot e publikuara, dëgjohen dhe britmat dhe mbështetja e banorëve të Lubotenit ndaj tyre, por në fund banorët e Lubotenit mbetën ashtu siç ishin edhe më parë. Madje, lubotenasve i’u fut në fshat edhe policia financiare duke u konfiskuar një sasi të madhe të duhanit.zhurnal.mk

“Do të ketë ujësjellës dhe ujë të pastër për pije në Luboten. Shkolla e vjetër Goce Dellçev do të adaptohet në çerdhe. Do t’i asfaltojmë rrugët e fshatit, deri në rrugicat e fundit. Deri në fund të 2018tës, problemet më të rëndësishme të këtij fshati do t’i rregullojmë. Do t’i zhvillojmë fshatërat. Edhe qytetet do të përparojnë nëse ka jetë në fshatëra”, pati deklaruar Zaev në tubimin e mbajtur në Luboten në zgjedhjet lokale 2017.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments