Në Haraçinë e cila ndodhet 12 km larg qendrës së Shkupit, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme dhe rekomandime nga mjekët për të qëndruar në shtëpi, një numër i madh i banorëve kishin dalë jashtë. Makina, tezga të improvizuara, grupe me më shumë se dy persona.
Kjo është ajo që dukej sot në Haraçinë. Sipas atyre që vendosën të dalin para kamerës, paniku rreth virusit korona është krijuar artificialisht.
Kishte edhe kreativ. Duke ironizuar me Kovid19, para se të përgjigjeshin në pyetjen tonë se pse kaq shumë njerëz janë jashtë dhe nuk respektojnë rekomandimet, me një metër matnin distancën e përshtatshme.
“Ne i dimë masat, i dimë të gjitha masat, por njerëzit duhet të dalin. Të gjithë dalin gjatë asaj kohe për të dalë, për tu furnizuar me produkte. Këtu e di me siguri se nuk ka një virus të tillë në Haraçinë, me siguri askush nuk është raportuar deri më tani”.
Nga Haraçina, vizituam komunën e Petrovecit. Rreth 17 km larg qendrës së Shkupit, ku gjithashtu regjistruam lëvizje në qendër të fshatit. Edhe këtu, njerëzit blinin produkte në tezga të improvizuara përgjatë rrugës.
Përpara marketeve kishte radhë. Nëse haraçinasit nuk kishin frikë, ata që iregjistruam në Petrovec kishin frikë nga virusi korona.
“Unë shkoj shumë pak në dyqan. Sot jam në shtëpi, jam e lirë. Përndryshe shkoj një herë në javë. Kam frike. . Keni frikë, pse? . Ashtu, kam frikë nëse do të vij një herë në javë”.
Ata që prisnin të hynin në treg kishin vërejtje se pse njerëzit nuk mbrojnë veten e tyre.
“Shikoni sa janë pa maska, pa doreza. A eshte mirë? Çfarë se mbajmë ne, kjo është ajo”.
Ora policore prej dje fillon nga ora 16 deri në orën 5 në mëngjes të nesërmen. Nga nesër, pas orës katër pasdite, e gjithë Maqedonia do të shkojë në 56 orë izolim.
Bojan Stojanovski