7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomiBanorët e BE-së dërguan 34.1 miliardë euro në 2020 në vendet jo...

Banorët e BE-së dërguan 34.1 miliardë euro në 2020 në vendet jo anëtare të BE – Shqipëria dhe Serbia me përqindjen më të lartë të transfertave

Në vitin 2020, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jashtë BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 34,1 miliardë euro, një rritje prej 3% krahasuar me 33,2 miliardë euro në vitin 2019.

Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhet nga flukse të parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Flukset hyrëse në BE arritën në 12.0 miliardë euro, një rënie prej 6% krahasuar me 12.8 miliardë euro të regjistruara në vitin 2019. Ky informacion vjen nga të dhënat e publikuara sot nga Eurostat.

Daljet jashtë BE-së kanë ruajtur një trend në rritje që nga viti 2015, duke u rritur me 33% që nga ai vit. Por, duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ në rritje prej 22.1 miliardë eurosh për BE-në kundrejt vendeve jashtë BE-së në vitin 2020 shpjegon Eurostat.

Pesha e transfertave personale neto të ekonomive të BE-së

Në vitin 2020, Kroacia (2.7%), Rumania (1.4%) dhe Letonia (1.3%) gjeneruan teprica të transfertave personale që kontribuojnë në më shumë se 1% të PBB-së së tyre përkatëse. Në të kundërt, Franca dhe Spanja gjeneruan deficite të transfertave personale që përfaqësonin -0.5% të PBB-së së tyre përkatëse kundrejt pjesës tjetër të botës.

Ndërsa përsa i përket vendeve jo anëtare të BE-së tepricën më të madhe të transfertave e zë Shqipëria dhe Serbia me mbi 2.5% të PBB-së.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments