Rezervat devizore në fund të gushtit të këtij viti arritën në 3,28 miliardë euro (3,285,700,000 euro) dhe krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 89,1 milionë euro.
Pjesa më e madhe e rezervave valutore është e investuar në letra me vlerë (72 për qind), pasuar nga valuta dhe depozita (16,5 për qind) dhe ari monetar (11,5 për qind), njoftoi Banka Popullore.