10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajme“Ballkan Insajt”: Liderët e Maqedonisë së Veriut e ripërtërijnë fushatën për pavarësinë...

“Ballkan Insajt”: Liderët e Maqedonisë së Veriut e ripërtërijnë fushatën për pavarësinë e kishës

 Presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë të Veriut kanë ritheksuar kërkesat e vjetra drejtuar patriarkut ekumenik Bartolomeu për njohjen e pavarësisë kishtare të kishës ortodokse në vendin e tyre dhe për t’i dhënë fund përfundimisht mosmarrëveshjes rreth statusit të saj me kishën në Serbi, shkruan “Ballkan Insajt”.

“Kryeministri i Maqedonisë të Veriut, Zoran Zaev, të martën i dërgoi letër patriarkut Bartolomeu të Konstandinopojës udhëheqësit global të krishtërimit ortodoks duke e thirrur atë që të japë pavarësinë autoqefale ose kishtare për kishën ortodokse në vend dhe t’i japë fund mosmarrëveshjes së saj të vjetër me kishën ortodokse serbe”, thekson portali.

“Ballkan Insajt” thekson se kisha ortodokse maqedonase “u shkëput” nga kisha serbe në vitet e ’60-ta, por pavarësia e saj kishtare nuk u njoh kurrë nga kishat e tjera në botën ortodokse.

Portali rikujton se para dy dite kryeministri Zaev dhe presidenti Stevo Pendarovski kanë dërguar kërkesë të ngjashme patriarkut Bartolomeu.

Sipas “Ballkan Insajt”, patriarku Bartolomej indirekt refuzoi kërkesën maqedonase, duke thënë se situata në Maqedoninë të Veriut dhe Ukrainë ishin të ndryshme, megjithatë dhe “këshilloi kishën maqedonase të kërkonte zgjidhje për çështjet e statusit të saj përmes bisedimeve të ripërtërira me kishën në Serbi”.

Sipas “Balkan Insajt”, ekspertët vlerësojnë se letrat e fundit të Zaevit dhe Pendarovskit tregojnë ide të dukshme se si ata shpresojnë që mosmarrëveshja mund të zgjidhet duke i kujtuar Bartolomeut të drejtën e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet disavjeçare ndërmjet kishave.

Një teolog i lartë në Fakultetin e Teologjisë në Shkup i cili kërkoi anonimitet, tha për BIRN se kanunet e Këshillit të Katërt të Kishave “tregojnë patriarkun e Konstandinopojës si organin suprem kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet midis kishave lokale”.

Portali thekson se Daçiqi shprehu dëshirën për të arritur marrëveshje mbi çështjen e kishës, por theksoi se kjo duhet të bëhet në përputhje me rregullat e Kishës Ortodokse.

Sidoqoftë, sipas portalit, ka dallime mes situatës me kishat ortodokse maqedonase dhe malazeze. bs/fab

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments