Balla: Nuk prisnim që Meta të dorëhiqej, do i bëjmë letrat e pensionit

176

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla thekson se me “Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht”!

Gjithashtu, Balla deklaron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, duke paralajmëruar shkarkimin e kreut të shtetit.