Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka shpalosur një mesazh të fortë nga Çarshia e Epërme, duke e cilësuar atë si vendin ku do të nisë rikthimi i dinjitetit për qytetarin.
“Pikërisht aty do të jepet përgjigjja më e fortë për ata që poshtëruan qytetin dhe shitën gjithçka që mundën,” tha Rexhepi, duke bërë thirrje për mobilizim dhe përfshirje aktive qytetare. Ai shtoi se nga Çarshia do të ngrihet zëri i popullit që nuk pranon më padrejtësi ndaj tyre, njofton TS.
Me sloganin #BashkëPërTetovën, Rexhepi premtoi se kur qytetarët të bashkohen, asnjë pushtet lokal nuk mund të anashkalojë interesin publik dhe dinjitetin qytetar.