Babai i Boris Johnson sot e ka quajtur djalin e tij një luftëtar, ndërkohë që Kryeministri vazhdon betejën e tij në kujdesin intensiv kundër koronavirusit
Stanley Johnson, 79 vjeç, i cili u vetizolua pas sëmundjes së djalit të tij, tha se atij i duhet të ndjekë situatën e të birit vetëm duke parë lajmet, shkruan “Daily Mail”.
“Nuk po më thuhet se si po kalon Boris. Por ai është optimist, i vendosur dhe i qëndrueshëm”, tha ai duke shtuar se Boris mund të mbështetet në kohën e tij duke u rritur në kushte të vështira në një fermë, për të gjetur forcën për ta mposhtur sëmundjen.
Duke folur për “MailOnline”, Stanley tha: “Kjo i dha kohë të mendonte për gjërat, të kuptonte. Kjo është ajo që do ta mbajë atë mirë në këtë kohë shumë shqetësuese, për vendin dhe për Boris e familjen e tij.
Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij”.
Stanley, i cili është autor, si dhe ish-deputet, tha se djali i tij ishte njeri i fshatit dhe ishte rritur për të qenë “i guximshëm”.
“Boris nuk është thjesht një klasik, por një njeri nga fshati dhe kjo do t’i japë shumë forcë në këtë kohë. Ai nuk është thjesht ‘rus in urbe’, por ‘rus in rus’, do të thotë se ai është një fshatar që shkelmon”.
Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, ai vazhdoi:
“Një pjesë e madhe e karakterit të djalit tim u formua këtu dhe në fshatin lokal të Winsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët.
Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i. Boris do t’u markonte deleve shkronjën J në kurriz para se të shkonin në treg.
Boris ishte aty, duke u bërë me baltë në çdo kohë. Një pjesë e vetë personit që ai është, optimist, i vendosur, rezistent, erdhi nga kjo luginë Exmoor-i”.
Johnson dhe gruaja e tij e dytë, Jennie, janë izoluar në Devon pasi lanë shtëpinë e tyre në Londër për t’u mbrojtur nga virusi.
Deklarata e tij vjen pasi “Downing Street” tha se Kryeministri është në humor të mirë dhe merr frymë pa ndihmën e aparaturave. U deklarua gjithashtu se ai nuk ka pneumoni.