12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeAvokati Naim Rudari: Mundësitë e zyrës ndërlidhëse dhe Kocit janë të pakta...

Avokati Naim Rudari: Mundësitë e zyrës ndërlidhëse dhe Kocit janë të pakta për kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati, Naim Rudari ka thënë munësit e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe avokatit Arianit Koci që është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia janë të pakta.

Ai ka thënë se punën e tyre e vështirëson qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe mosbashkëpunimi ndërinstitucional.

Rudari ka thënë se përkundër vullnetit të mirë që ka shprehur Arianit Koci ai mund të jetë një lehtësim për Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës.

“Ai ndoshta mund të jetë një komunikues eventualisht një ndihmës për zyrën ndërlidhëse në Beograd, por mundësitë edhe të zyrës ndërlidhëse edhe të kolegut Koci janë të pakëta për të bërë dicka duke e ditur qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Serbia dihet që nuk bashkëpunon në asnjë vijë institucionale me Kosovën dhe as Oda e Avokatëve të Kosovës nuk bashkëpunon me atë të Serbisë”, ka thënë Rudari.

Avokati i autorizuar i familjes Hajrizi, Arianit Koci gjendet në Serbi dhe për TëVë1 ka konfirmuar se ka qenë në morgun ku supozohet të jetë trupi i pajetë i Fatonit.

“Isha në morg. Tash jam qe disa orë në stacionin e Policisë në Lloznicë, aty ku ka ndodhur vrasja dhe ku ka punuar polici i vrarë”, ka shtuar Koci, duke thënë se për detaje të tjera do të lajmërohet më vonë.

Koci është avokat i autorizuar nga familja për ta tërhequr trupin e Faton Hajrizit nga Serbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments