3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAvionë rusë provokojnë avionët amerikanë që fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut (Video)

Avionë rusë provokojnë avionët amerikanë që fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut (Video)

Avionëve luftarak amerikanë B1, që sot fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, u është zënë rruga dhe janë provokuar nga dy avionë luftarak rus “Suhoi”.

Për këtë akt ka shkruar edhe vetë Ambasada ruse në Shkup, në profilin e saj në Tuiter. “Dy lanserëve amerikanë B1 nga baza ajrore në Elsvort, Dakota Jugore, që shkonin drejt kufirit shtetëror të Rusisë mbi Detin e Zi, u është zënë rruga sot nga dy avionë luftarak rus Sukhoi.#StopNATO” shkruhet në postimin në Tuiter.

Sot mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan avionë ushtark të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Kjo u bë si shenjë mirëseardhjeje në NATO e anëtarit më të ri të Aleancës. Ambasada e SHBA ka shkruar se përmes këtij fluturimi shprehin mbështetjen e tyre të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments