4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaAutoritetet turke do të takohen sot në Ankara me një delegacion finlandez...

Autoritetet turke do të takohen sot në Ankara me një delegacion finlandez dhe suedez

Takimi i përfaqësuesve turq me delegacionet e Finlandës dhe Suedisë do të mbahet sot në Ankara dhe një nga temat e bisedës është hyrja e këtyre vendeve në NATO dhe kërkesat që Turqia u ka vënë para tyre.

Delegacioni do të kryesohet nga zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalin dhe zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal, ndërsa delegacioni suedez dhe ai finlandez do të përfaqësohen nga sekretarët e shtetit Oscar Stenstrom dhe Juka Salovara.

“Takimi duhet të mbahet në Pallatin Presidencial në orën 13:00 me orën lokale”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme.

“Nëse Suedia dhe Finlanda nuk tregojnë qartë se do të jenë në solidaritet me Turqinë për çështjet themelore, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, ne nuk do të kemi një qasje pozitive për anëtarësimin e tyre në NATO”, tha Erdogan gjatë bisedimeve me Stoltenberg.

Për përkujtim, Suedia dhe Finlanda paraqitën zyrtarisht një kërkesë për fillimin e procedurës së anëtarësimit në NATO javën e kaluar.

Megjithatë, foli edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Turqia nuk mund të pranojë kandidaturën e tyre për sa kohë që vendet mbështesin aktivitetet e organizatave që lidhen me lëvizjen kurde PKK.

Përveç dënimit të lëvizjes PKK dhe anëtarëve të saj, Turqia u bën thirrje vendeve skandinave që të ushtrojnë më shumë presion mbi mbështetësit e lëvizjes në këto vende.

Përveç kërkesës që Suedia dhe Finlanda të dënojnë aktivitetet e organizatave të lidhura me lëvizjen PKK, autoritetet turke kanë bërë një sërë kërkesash të tjera në lidhje me heqjen e kufizimeve për eksportet e armëve në Turqi.

Gjithashtu, kërkesa e fundit që Turqia i ka dërguar Suedisë dhe Finlandës është të ofrojë garanci sigurie për të gjitha sa më sipër dhe jo premtime, raportojnë mediat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments