Në historinë amerikane, presidentët kanë pasur barrën e rëndë e lajmërimeve të hidhura.
John Kennedy i shpjegoi bashkatdhetarëve se një luftë bërthamore ishte e mundur për shkak të Kubës, George Bush i riu njoftoi se për herë të parë Amerika ishte goditur në pikat e saj kyçe, gjatë 11 shtatorit.
Por asnjëherë një president kishte njoftuar amerikanët se, përtej të gjitha përpjekjeve dhe në rastin më të mirë të mundshëm, të paktën 1000 mijë prej tyre me shumë mundësi do të vdiste, brenda pak javësh.
Është pikërisht ajo qe ndodhi dje ne konferencën e gjatë për shtyp, rreth dy orë, që Donald Trump mbajti bashkë me përgjegjësit mjekësorë të luftës kundër pandemisë të koronavirusit.
Mjekët tashmë të famshëm për opinionin publik amerikan dhe jo vetëm, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, me anë të disa grafikëve shpjeguan se modeli i fundit i kurbës së pandemisë në SHBA tregonte së fundmi një të vërtetë të hidhur.
“Dua që çdo amerikan të përgatitet për ditët që po vijnë, do të kalojmë dy ose tre javë vërtetë të tmerrshme”, tha presidenti amerikan.
Pikërisht, Trump dhe zëri i tij serioz, mungesa e referimeve politike dhe lënia e skenës profesionistëve shëndetësorë, tregojnë më së miri që situata në SHBA është rëndë.
Vetë presidenti javë më parë e kishte cilësuar koronavirusin “diçka si gripi, ne nuk ndalojmë aktivitetet në vend nga gripi”.
Por, dje ai u shpreh qartë, “Nuk është si gripi. Është i tmerrshëm”.
Sipas modelit të ndërtuar nga studiuesit amerikanë, dhe duke parë çfarë po ndodh në vatra si Nju Jorku dhe Nju Xhersi, ata mendojnë se viktimat mund të shkojnë nga një minimumi prej 100 mijë deri në 240 mijë persona.
“Pa ndërhyrë, pa masa, do të ishin më shumë se 2.2 milionë”, u shpreh Trump.
Por, doktor Fauci u shpreh edhe se këto janë shifra gjithsesi teorike, që mund të ndryshojnë shumë, edhe për së miri, në varësi të të dhënave që do të vijnë ditët në vijim, dhe që i referohen periudhës kur Amerika u ndërgjegjësua më shumë për rrezikun e padukshëm që po i rrethonte./Gazeta Sinjali/