16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeAutobusi bëhet “shkrumb e hi” në rrugën Kërçovë – Strugë

Autobusi bëhet “shkrumb e hi” në rrugën Kërçovë – Strugë

Është djegur i tëri një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri në rrugën Kërçovë-Strugë në pjesën e quajtur “Presekë”, përcjell KlanM.

Fatmirësisht, siç raportohet, në autobus nuk ka pasur udhëtarë përveç shoferit, i cili ka arritur të dalë jashtë me kohë.

Zjarri ka filluar nga pjesa e pasme dhe është shpërndarë menjëherë duke përfshirë të gjithë autobusin.

Nga LAMM bëjnë të ditur se edhe sot komunikacioni në atë pjesë të rrugës zhvillohet në një korsi, prandaj apelohet tek shoferët që të kenë kujdes.

Në një video të publikuar nga Makfax duket momenti kur autobusi gjendet tërësisht nën flakë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments