4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaAustri: Familjet me tre fëmijë do t’i marrin nga 2100 euro

Austri: Familjet me tre fëmijë do t’i marrin nga 2100 euro

Kancelari austriak Sebastian Kurz e ka “liruar dorën” e buxhetit qeveritar, duke subvencionuar në mënyra të ndryshme për të ndihmuar familjet në Austri kundër krizës ekonomike me COVID-19.

Përveç 450 eurove shtesë për të gjithë ata që janë të lajmëruar në Entin e Punësimit (AMS) nga 1 maj – më 31 gusht dhe uljes së taksës së pagës të punësuarve (pagesa nga punëdhënësi do të bëhet më së largu deri në fund të shtatorit), një bonus tjetër që do të shpërndahet këtë javë është për fëmijë, shkruan “Oe24.at”.

Nga 360 euro do të jepen për secilin fëmijë që jeton në Austri. Po ashtu nga 100 euro plus do të marrë secili fëmijë shkollor nga mosha 6-15 vjeç. (Pagesa prej 100 eurosh do të jepet për obligimet e fëmijëve në fillimin e vitit shkollor), transmeton “Albinfo Austria”.

Të gjitha këto mjete do të paguhen deri në fund të kësaj jave. Kështu ka konfirmuar Zyra e ministres për familje, Christine Aschbacher.

Kostoja e gjithë këtyre ndihmave familjare do të kapë shifrën e afro 700 milionë eurove. Aplikimi i këtyre subvencioneve nuk është i nevojshëm. Paratë do të transferohen automatikisht në llogari.

Megjithatë, shuma e njëjtë nuk vlen për ata fëmijë që jetojnë jashtë Austrisë.

Sipas një llogaritjeje të bërë nga faqja zyrtare e kancelarit Kurz, familja e cila ka tre fëmijë gjatë muajit shtator do të përfitojë nga shteti afro 2100 euro. Këto janë vetëm si ndihma familjare.

Partitë kundërshtare në Austri e kanë kritikuar shpërndarjen e këtyre bonuseve, duke i quajtur fushata para zgjedhjeve për Bashkinë e Vjenës, të cilat do të mbahen më 11 tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments