Australia mbyll kafenetë dhe objektet fetare shkaku i Coronavirusit

261

Qeveria e Australisë i ka mbyllur objektet ku ofrohen shërbime që nuk janë elementare për jetesë në kohën kur numri i rasteve të koronavirusit po rritet shpejt.

Kafenetë, klubet e natës, kinematë dhe objektet fetare do të mbyllen nga mesdita e së hënës, ndërsa në disa restorante do të ofrohet vetëm shitje e ushqimit, por jo shërbim brenda lokaleve.

Këto masa u bënë të ditura nga kryeministri i Australisë, Scott Morrison, pas një takimi me kabinetin qeveritar, shkruan “BBC”

Numri i rasteve me koronavirus në Australi është rritur në mënyrë të ndjeshme ditëve të fundit, duke shkuar në 1 mijë e 315.

Masat e reja do të ndikojnë që shumë biznese të mbyllen. Megjithatë, dyqanet ushqimore, barnatoret dhe pompat e karburanteve do ta vazhdojnë punën si zakonisht.

Kryeministri tha se dëshiron të mos i mbyllë shkollat, por prindërit do të kenë të drejtë t’i ndalin fëmijët nga procesi mësimor, nëse ata e duan një gjë të tillë.