5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeASH / Projekti i ujërave të zeza u keqmenaxhua

ASH / Projekti i ujërave të zeza u keqmenaxhua

 Aleanca për Shqiptarët, përmes kryetarit të degës së Tetovës së kësaj partie, Altrim Mamuti, ka akuzuar Komunën e Tetovës për keqmenaxhimin e projektit për pastrimin e ujërave të zeza në fshatin Falishtë. Sipas tij, projekti i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza me lokacion në fshatin Falisht, që mbështetet nga qeveria e një shteti evropian me 3 milionë euro, në bazë të informacioneve është  keqmenaxhuar nga autoritetet komunale. “Projekti organizohet nga UNOPS – Norvegji dhe tani më përpos mbikëqyrësit norvegjez kemi edhe komisionin, të përbërë prej 5 anëtarëve që hulumtojnë projektin. Shqetësimet e tyre janë se akordimi i 3 milionë eurove mjete, në lokacionin në fjalë janë për pastrimin e mbeturinave të cilat duhet të përfundojnë nëpër gropat e hapura në fushën e Pollogut, që është një element për keqpërdorimin e mjeteve pasi nëpër këto gropa nuk paguhet hedhja e mbeturinave si në deponinë  Drislla dhe njëkohësisht bëjnë edhe ndotjen e ambientit jetësor”, tha Mamuti.

Ai më tej ka kërkuar që Qeveria të bëjë transprante procesin gjyqësor. “Informacionet tona flasin se Qeveria e një shteti evropian ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të bëjë inspektimin e punëve në terren, konkretisht nga kryeministri i vendit, sekretari i qeverisë dhe ministri i ambientit jetësor, gjë që nuk ka ndodhur deri tash. Jo serioziteti i Qeverisë ndaj këtij projekti është se për inspektim dërgohet zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, i cili kryetaren e Komunës e ka nënkryetare të partisë së tij, gjë që lë të dyshosh në një inspektim serioz dhe të drejtë. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet e hetuesisë se në qoftë se ky projekt është lëndë gjykuese në Prokurori, ashtu siç thuhet, ta bëjnë transparente edhe mediatikisht, që të jepen seanca gjyqësore edhe për opinionin e gjerë për të parë qytetarët se si keqmenaxhohen projektet që janë në interes publik”, deklaroi Altrim Mamuti,  kryetar i degës së ASH-së në Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments