8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeASH për ngjarjet në Strugë: Qeveria të ndalojë me standardet e dyfishta

ASH për ngjarjet në Strugë: Qeveria të ndalojë me standardet e dyfishta

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me festën fetare në Strugë duke thënë se “derisa apelet për respektim të masave, e madje e dënimet janë ashpërsuar, pyesim publikisht Qeverinë ku ishte sot për të parë Strugën?”.

“Struga sot për fat të keq ishte plot, e mbushur me njerëz, turma e të cilëve nuk respektuan distancën fizike, duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa maska e pa doreza! Kjo i ndihmon pandemisë të vazhdojë rrugën e shpërndarjes së virusit ndërkaq neglizhenca e autoriteteve me zgjatjen e situatës do t’i kushtojë më së shumti qytetarëve të vendit, shumë prej të cilëve mbetën edhe pa punë”, shprehen nga ASH.

Ata shtojnë se ngjarja në Strugë s’është e vetmja ngjarje në Maqedoni për shkak se një tubin tjetër fetar në manastir ortodoks ka ndodhur edhe gjatë festës së Pashkëve.

“Ndonëse qeveria herën e parë arsyetoi tubimin me arsyen se bëhej fjalë vetëm për persona kishtar, sot ky arsyetim tingëllon absurd sepse të pranishëm ishin qytetarë që kishin ardhur thjeshtë për të dëgjuar liturgjinë”, shprehen nga ASH.

Nga partia e Ziadin Selës kujtojnë se MPB ka reaguar shumë shpejt në Hasanbeg, madje edhe personat e përfshirë po ballafaqohen edhe me dënime ndërsa të tjerët, siç thonë nga ASH, pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon që të njëjtat standarde të aplikohen për të gjithë pa dallim! Qeveria nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Shteti ynë ka ardhur në kulmin e neglizhencës dhe mos menaxhimit të mirë të situatës! Qeveria nuk guxon të neglizhojë hapjen e bizneseve nga të cilat varet ekonomia e vendit, dhe nga ana tjetër të lejojë tubime të ndryshme”, thuhet në fund të reagimit të ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments