ASH: Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në botë që pasi të vret, edhe të tall e poshtëron

52
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në botë që pasi të vret, edhe të tall e poshtëron

“Toni Sali është i riu që lindi dhe u rrit në Maqedoninë e Veriut dhe më 26 maj ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta. Askush nuk arriti ta konfirmojë nga çka vuante, pasi nuk kishte shtetësi dhe si pasojë as sigurim shëndetësor dhe as kartelë shëndetësore. Për të mos mjaftuar kjo, institucionet, pas më shumë se një muaji vendosën edhe të tallen me të riun që gjithë jetën ishin tallur duke e endur nëpër institucione dhe duke e lënë si të huaj në tokën e tij.

Së fundmi komisioni i shkallës së dytë, ka sjellë vendim që rastin e Tonit ta kthejë për shqyrtim në Drejtorinë e Librave Amë, sikur ai të ishte gjallë. Kjo është jo vetëm papërgjegjësi, por edhe tallje. Gjithë opinioni dëgjoi dhe u tmerrua nga mënyra e vdekjes së Toni Sali, vetëm shteti vazhdon të tallet, duke i dërguar pas vdekjes, shkresën që nuk ia kishte dërguar sa ishte gjallë.

Kujtojmë poashtu se një ndër arsyet që i riu nuk ka mundur të fitojë shtetësinë, ka qenë insistimi i Drejtorisë që të pranojë si baba biologjik një person që nuk e kishte baba në të vërtetë, ndërsa ia mohonin babain biologjik. Ky shtet, këto institucione, sa je gjallë të malltretojnë, të mohojnë shtetësinë dhe ta imponojnë cilin do ta kesh baba. E pasi vdes, të tallin e të nënçmojnë.”, thuhen në kumtesën nga Aleanca për Shqiptarët.