3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit

ASH kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit

Tetovë, 21 shkurt – Duke marrë parasysh që ministri Arbër Ademi ka kompetenca të mëdha duke marrë dhe rimarrë kompetencat Komunës së Gostivarit, Aleanca për Shqiptarët – Dega në Tetovë e pyet publikisht Arbër Ademin, se a ka kompetenca për të ndërtuar edhe shkollën fillore në Reçicë të Vogël që e premton partia e tij më shumë se 10 vite. Me një pres konferencë nga Reçica e Vogël, aty ku është premtuar prej vitesh ndërtimi i një shkolle fillore, ASH e Tetovës ka akuzuar se në Komunën e Tetovës, përveçse nuk është planifikuar ndërtimi i asnjë shkolle, po bëhen edhe punësime me nepotizëm.

“Kryetarja Teuta Arifi le ti sqarojë opinionit dhe ministrit të saj se si e ka punësuar motrën e saj dhe pastaj se si të njëjtës ia ka dhënë postin e zëvendësdrejtorit në shkollën fillore ‘Istikball’. A është në dijeni ministri për këtë gjë? Apo ministri Arbër Ademi, nuk merr masa ashtu siç nuk mori asnjë masë kur profesoresha Arjeta Veliu u keqtrajtua me vite të tëra duke u larguar nga puna pa bazë ligjore nga ana e drejtorisë së asaj shkolle. Vallë, ligjet pa bazë vlejnë vetëm për opozitarët dhe jo për ata të cilët janë në pushtet. Ministri Arbër Ademi duhet të merr përgjegjësi njëherë për shkollën fillore në Reçicë të Vogël, që ngelet premtim gati se 10 vjeçar i pa realizuar i BDI-së. Pastaj të merr përgjegjësi për nepotizmin partiak, për maltretimin e profesorëve, si dhe për arsyen më jonjerëzore që fëmijët shqiptarë të mësojnë në gjuhë maqedonase në Veles, duke mos iu mundësuar shkollim në gjuhën amë”, thuhet në reagimin e ASH-së në Tetovë.

Fotografinë e ministrit e kemi vendosur tek vendi ku duhet të bëhet shkolla, vijon më tej reagimi, për ti rikujtuar atij se ai është kompetent edhe për ndërtimin e kësaj shkolle! “Njëkohësisht jemi të bindur se këto vendime nuk i keni marrë pa u konsultuar me shefin tuaj dhe bëni mirë që të jepni dorëheqje, sepse nuk jeni gjë tjetër veçse marionetë që me vendimet e juaja ju keni sjellë vetëm dëm shqiptarëve!”, thonë në ASH-në e Tetovës. (U.H)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments