4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-ja alarmon: Regjistrimi i diasporës në rrezik nga mungesa e terminëve për...

ASH-ja alarmon: Regjistrimi i diasporës në rrezik nga mungesa e terminëve për dokumente

Koalicioni opozitar ASH-AAA për të tretën herë ka reaguar sot, lidhur me problemin e dokumenteve të udhëtimit dhe atyre personale, shkruan gazeta LAJM. Zëdhënësi i ASH-së, Shefik Duraku, tha se MPB-ja nga dje ka dhënë urdhër që të mos caktohen termine të reja për letërnjoftime.

“Kjo është hera e tretë që po reagojmë lidhur me problemin e mungesës së dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve personale. Arsyeja sot pse jemi këtu, është informacioni se prej dje janë ndërprerë ose është dhënë urdhër nga MPB-ja deri tek administrate që mos të jeper asnjë termin për letërnjoftim për shkak të mungesës së ekzpemplarëve edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe. Problem tjetër që lidhet me këtë çështje është edhe mungesa e fletëudhëtimeve nëpër përfaqësi diplomatike evropiane të RMV-së. Sipas informacioneve që kemi ne ASH-AAA nga kontaktet konkrete me bashkëatdhetarët tanë problem paraqitet për ata qytetarë tanë që kanë dokumente të skaduara dhe për pasojë nuk mund të udhëtojnë apo të vijnë në pushim në vendlindje”.

“Një problem që nderidhet me nje proces shume te rendesishem sic eshte ceshtja e regjistrimit. Nese keta bashkeatdhetar nuk mund te vijne edhe kete vit ne vendlindje do te kaloje me shume se nje vit dhe sipas ligjit ata nuk do te mund te hyjne ne pjesen e qytetareve rezident dhe kjo dukshem do te ndikoje edhe ne rezultatet e regjistrimit”, tha Duraku./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments