Për vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin përjashtohet mundësia që të ketë rigjykim në Rastin e Kumanovës, ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët
Reagimi i plotë:
Derisa Sasho Mijallkov, Katica Janeva, Orce Kamçev e shumë kriminelë të tjerë po festojnë me familjet e tyre, shumë shqiptarë dergjen në burgje si të pafajshëm. Sot ndodhi që gjykata e Ahmet-Mijallkov-Zaevit solli vendim për mosrigjykim të rastit të Kumanovës edhe pse nuk ka dëshmuar as Ali Ahmeti, Artan Grubi, e të tillë si ata që kanë luajtur rol të dyshimtë në momentet e luftimeve ku u vrane disa ish ushtarë të UÇK-së dhe disa pjesëtarë të forcave policore.
Nuk u zbardhën të ashtuquajturat “bomba” për të vërtetën e grupit të Kumanovës me të cilin erdh në pushtet Zoran Zaevi. Kur mashtroi Zoran Zaevi, atëherë kur për pushtet perdori rastin apo sot që i dënon për të satën herë me radhë!? Prokuroria duhet të veprojë në të dy rastet, por siç më dihet ajo është e kapur dhe vepron vetëm me diktat të Ali Ahmetit e Zoran Zaevit.
Drejtësia e Maxhar Telekomit dhe çantave të Luis Vitonit po i numërojnë ditët e fundit, koha e përgjegjësisë po afrohet