11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeASH fton në takim konsultativ kryetarët e degëve, kush do ta udhëheq?

ASH fton në takim konsultativ kryetarët e degëve, kush do ta udhëheq?

Ndërkohë që kreu i partisë, Arben Taravari ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë për të takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, partia e tij, Aleanca për Shqiptarët do të mabi takim konsultativ me kryetarët e degëve.

Ashtu siç kupton portali 3shi.net nga burimet e saj, ky takim do të mbahet në ora 19:00.

Mbetet e panjohur pse ky takim i Aleancës për Shqiptarët po mbahet pikërisht në kohën kur Taravari ndodhet në Tiranë?! Ose nëse ky takim është ftuar apo jo nga Taravari?

Ndryshe, kujtojmë që vizita e Taravarit në Tiranë vjen si rezultat i qëndrimit të tij që ASH mos të koalicionon me BDI-në në lista të përbashkëta.

Nga ana tjetër ka zëra që Taravari veçse ka ndarë mendjen për t’iu bashkangjitur opozitës së bashkuar shqiptare LEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments