22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeASH: Djali i Merkos blen veturë 150.000 mijë euro

ASH: Djali i Merkos blen veturë 150.000 mijë euro

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese pretendon se djali i Ramiz Merkos ka blerë një veturë të tipit “BMV” me vlerë plot 150 mijë euro.

Më poshtë e gjeni reagimin e eAleanca për Shqiptarët – Dega Strugë:

Viti i Ri erdhi me vetura të reja, luksoze për Ramiz Merkon dhe klanin e tij
Përderisa ne, qytetarët e zakonshëm përcjellim mesazhe URIMI dhe GËZIMI për nder të festave të Vitit të Ri 2023, familjarët e “TREKËNDËSHIT të BERMUDES” – të Strugës, qytetarëve Struganë Gëzuar Vitin e Ri 2023, jua bënë me makinat e tyre modele të vitit 2023, të cilat mund të kenë kosto nga 130.000,00 Euro deri në 150.000,00 Euro.

Për të blerë një të tillë nga një punëtor me rrogë mesatare prej 400,00 Euro, nevojitet që të punoj 27 deri në 33 vite. Prepotenca luksoze që djali i kryetarit u tregon qytetarëve të Strugës me makinë të re që kushton rreth 150.000.00 mijë euro, flet vetë se çfarë objektivash dhe prespektivë i ka sjellur Strugës babai i tij.

Për të njohur një pushtet se sa i degraduar është mjafton të shikosh se si jetojnë pinjollët, që pa bërë asnjë punë në jetën e tyre i krekosen qytetarit të thjeshtë se sa të pasur dhe të fortë janë ato, – MJERIM dhe DEGJENERIM -.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments