7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: Komisioni për sëmundje ngjitëse të dorhiqet sepse është bërë instrument politikë...

ASH-AAA: Komisioni për sëmundje ngjitëse të dorhiqet sepse është bërë instrument politikë në dorë të Qeverisë

Ky teatër që po ndodh në parlament, në tempullin e demokracisë, është indikator për shumicën e brishtë parlamentare dhe një tentative anemike për defokusim nga aferat e shumta kriminale, dështim total në menaxhimin me pandeminë dhe paniku nga potenca politike e opozitës të bashkuar shqiptare.

Pjesëmarrja në seancë parlamentare të deputetëve pozitiv me virus dhe të sëmurë me COVID 19 ishte edhe një skandal i radhës i shkaktuar në relacionin Kryetar i Parlamentit dhe Kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Xhaferi – Karaxhovski. Ky bashibozlluk i kësaj dyshe dëshmon për qeverisje haotike dhe të rrezikshme për shëndetin publik. Përkatësisht, z.Talat Xhaferi në një emision televiziv deklaroi se me kërkesë të tij Komisioni për sëmundje ngjitëse ka përpiluar një protokol të veçantë për pjesëmarrjen e deputetëve të sëmurë në parlament e nënshkruajtur nga kryetari i ketij komisioni, dr. Karaxhovski!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments