16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeArtina Qazimi-ASH: Vazhdon fyerja e shqiptarëve, në librin e Sociologjisë kërkohet edhe...

Artina Qazimi-ASH: Vazhdon fyerja e shqiptarëve, në librin e Sociologjisë kërkohet edhe ndalimi i shumimit të shqiptarëve

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Artina Qazimi, në seancën e sontme në PArlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka parashtuar pyetje drejtë ministrit të arsimit. Ajo ka thënë se për më shumë se një dekadë, në tekste shkollore vazhdojnë të ofendohen shqiptarët, ndërsa shumica e ministrave kanë qenë dhe janë nga BDI. Sipas saj, në librin e sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar shkruan se shqiptarët, turqit dhe romët bëjnë lindje të shumta sepse janë të paarsimuar, të pakontrolluar dhe duhet të merren masa. Ajo e lexoj edhe tekstin:

“Shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit. Një përqindje e madhe e kësaj popullate, e veçmas atyre të cilët nuk janë mjaft të arsimuar, reprodukohet në mënyrë të vjetër tradicionale, pa një kontroll të vetëdijshme të lindjeve. Në lidhje me këtë duhet të merren masa konkrete dhe të gjenden mënyrat që nataliteti të vijë në suaza normale”, shkruan ajo në librin e sociologjisë.

“Zotëri ministër, nuk ju pyes kur do ti korigjoni librat sepse këtë ju kemi pyetur shumë më herët dhe ju se keni ndërmend ta bëni. , çfarë metoda moderne të reja të reprodukimit do tu impononi shqiptarëve, mos vallë diçka nga agjenda juaj e gjelbër? Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedonin e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimsi në media, por   institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndermarrë asnjë masë konkrete”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments