21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Sela dhe Kasami fjalët i kanë si “Demushi”, kurse punët...

Artan Grubi: Sela dhe Kasami fjalët i kanë si “Demushi”, kurse punët si Kërkushi (Video)

Dje është mbajtur tubim në Çair të Shkupit ku fjalimi i deputetit Artan Grubi ishte më i komentuari pasi që në disa raste ironizoi dhe kritikoi opozitën shqiptare duke iu thënë se jeni rreshtuar në anën e gabuar të historisë së shqiptarëve.

Grubi lëshoi akuza në adresë të liderëve të opozitës shqiptare të cilët mbështesin kandidatin shqiptar për president Blerim Reka, Grubi Selën dhe Kasamin i ka quajtur patriot etno folklorik të vonuar, patriot të fjalëve dhe jo të veprave.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Grubi i’u drejtua Rekës me disa shprehje me të cilat i drejtohen klerikët mysliman, kufomave gjatë varrimin, që në popull njihet si këndimi i tallkinit.

Mbase, në këtë mënyrë Grubi ka tentuar t’i dërgojë Rekës porosi se do të varroset politikisht në këto zgjedhje presidenciale.

“O Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës, çdo votë për ty është votë për VMRO DPMNE, çdo votë për ty është votë për regres e jo përprarim” kanë qenë disa nga fjalët e Grubit.

Dhe këto fjalë të Artan Grubit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i kaloi me qeshje!
Fjalimin e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments