16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeArta Bilalli Zendeli: VMRO-ja dhe Levica e diktojnë diskursin politik të Lëvizjes...

Arta Bilalli Zendeli: VMRO-ja dhe Levica e diktojnë diskursin politik të Lëvizjes BESA

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Arta Bilalli Zendeli e ftuar në emisionin “Analiza24” në Tv 24, duke folur për takimin e liderëve të partive shqiptare të thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, është ndaluar te refuzimi i Lëvizjes BESA për të marrë pjesë në këtë takim.

Sipas saj, nga ajo që përdorë si alibi Lëvizja BESA për të justifikuar mospjesëmarrjen në takim lë të kuptohet se agjendën e saj e politike e përcaktojnë VMRO-DPMNE dhe Levica.

“Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami deri para një viti ishin pjesë e koalicionit qeveritar së bashku me BDI-në. Kur ishin pjesë e atij koalicioni qeveritar nuk e kishin aspak problem të takoheshin me Ali Ahmetin, dhe të kërkonin vazhdimisht takime me të. Dhe tani diskursi i tyre politik po ndryshon. Kush ua dikton këtë diskurs politik? Mos vallë ky diskurs politik diktohet nga struktura dhe parti jashtë Lëvizjes BESA! Jemi dëshmitar se kohëve të fundit Lëvizja BESA shumë mirë i harmonizon qëndrimet me partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-në dhe për fat të keq edhe me Levicën e Dimitar Apasievit”, ka deklaruar mes tjerash Bilalli Zendeli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments