Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka deklaruar se nuk i kupton komentet e kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, duke parë se bashkëpunimi është ndërprerë prej mbrëmë.
Sipas saj, zgjidhje kadrovike ai personalisht mund të vendos në Gostivar dhe jo në Shkup.
“Me person i cili sulmon, nuk busull etike, arsyeton çfarëdo forme të dhunës dhe sulm me armë zjarri si në incidentin e mbrëmshëm dhe nxit tensionet ndëretnike, nuk ka bazë që të bashkëpunohet. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin qytetarët duhet qetë dhe me siguri të jetojnë dhe respektohen”, thuhet në deklaratën e Danella Arsovskës, raporton SHENJA.