7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeArrijnë autobusët e rinj ekologjik për qytetin e Shkupit , por...

Arrijnë autobusët e rinj ekologjik për qytetin e Shkupit , por jo edhe për komunat tjera të Shkupit ?!

Petre Shilegov, kryetari i Shkupit, njoftoi se kanë arritu autobusët e rinj të transportit të qytetit, të cilët duhej t’i transportonin udhëtarët në rrugë dhe sheshet e Shkupit në mesin e muajit mars, por dërgesa nuk është realizuar ende për shkak të mbylljes së kufijve të Evropës.

“Rrugës për në Shkup”, shkruan Shilegov për autobusët e parë me gaz për NTP-Shkup nga prodhuesi gjerman “MAN”. Dorëzimi i autobusëve ekologjik do të shkojë në faza. Sipas marrëveshjes, e cila u nënshkrua në shtatorin e kaluar, do të blihen gjithsej 33 autobusë. Sidoqoftë, kriza me virusin ka ndryshuar dinamikën e planifikuar të dorëzimit.Të gjithë autobusët do të kenë pajisje shtesë, siç janë karikuesit e telefonit të integruar. Autobusët e rinj ekologjik do të kursejnë 25.000 euro në vit për karburante në krahasim me të tjerët dhe nuk do të ndotin aspak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments