Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me arrestimin 2 ditë para zgjedhjeve, të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Mediat greke shkruajnë se duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.