11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeArmët e kapura, Kosova “fiton” 5 milionë nga terroristët

Armët e kapura, Kosova “fiton” 5 milionë nga terroristët

Armatimi që u gjet në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit u tha se e arrin shifrën prej 5 milionë euro, e madje edhe mund ta kalojë.

Kjo meqë policia po vazhdon kërkimet për armatime të reja në atë zonë, ku atë ditë u qëllua për vdekje Afrim Bunjaku.

Madje, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është e sigurt se municioni i gjetur nuk është mbetje e luftërave të viteve ’90.

“Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milionë euro. Askush nuk mund ta mbulojë një armatim të tillë”, ka thënë Sveçla.

Këto që ministri i tha për Euronews, i vulosi edhe eprori i tij, kryeministri Albin Kurti.

Bile ky nuk ka aspak dyshime se armatimin e sponsorizoi Serbia.

“Autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në mesin e armatimit të gjetur, policia konfiskoi edhe një mjet që dyshohet se i përket Milan Radojçiq, i cili sipas organeve të rendit udhëhoqi grupin terrorist në sulmin e së dielës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments