I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për sa i përket deklaratës së Vladimir Putin për dakordësinë e një armëpushimi në Ukrainë.
Në një reagim të tij, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump dhe se, “Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur”.
Sipas Trump, Vladimir Putin ka bërë një “deklaratë shumë premtuese” për armëpushimin. Trump shtoi se kishte marrë lajme se “gjërat po shkojnë mirë në Rusi” dhe se kishte “diskutime shumë serioze me Putinin dhe të tjerët”.