17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajme“Armë, armë dhe armë”, Kuleba: Kërkesën e bëjmë që të ruajmë vendet...

“Armë, armë dhe armë”, Kuleba: Kërkesën e bëjmë që të ruajmë vendet e NATO-s

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka shpjeguar deklaratën e bërë më herët gjatë ditës së sotme në samitin e NATO-s për armë.

Ai thotë se fokusi që vuri tek kërkesa për armë është për të mbrojtur sigurinë e vendeve të NATO-s dhe jo vetëm atë të Ukrainës. Duke folur për gazetarët Kuleba tha se Ukraina po propozon një “marrëveshje të drejtë” për të dyja palët.

Ministri ukrainas shtoi se për sa kohë që Perëndimi i jep Ukrainës të gjithë mbështetjen që i nevojitet për të luftuar, ai do të mbrojë vendet e NATO-s nga agresioni rus.

“Kjo do ta ndihmonte Ukrainën të mbrojë sigurinë e vendeve të NATO-s duke i mos dhënë presidentit rus Vladimir Putin asnjë shans për të “testuar Nenin 5”.

Neni 5 është një pjesë kyçe e aleancës së NATO-s, në të cilën të gjithë anëtarët bien dakord të trajtojnë një sulm ndaj një vendi anëtar si një sulm ndaj të gjithëve. /abcnews.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments