17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaKronikëArmatimi në kontejnerin e mbeturinave në Shkup / Prokuroria kërkon paraburgim për...

Armatimi në kontejnerin e mbeturinave në Shkup / Prokuroria kërkon paraburgim për 3 persona: Kjo dënohet me të paktën 5 vjet burg

Prokuroria kërkon nga gjykata që t’u shqiptohet masa e paraburgimit tre personave, të cilët dyshohet se kanëvendosur armatim dhe municion në një kontejner në Shkup, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se njëri person është në arrati.

“Në koshin e mbeturinave, përballë hyrjes së një shtëpie në Gjorçe Petrov, tre të dyshuarit të moshës 27, 22 dhe 19 vjeçare, së bashku me një person tjetër të panjohur deri më tani, pa autorizim mbanin një pushkë automatike “Type 56”. 7,62×39 mm, me origjinë kineze, mitraloz “Pleter 91” cal. 9 mm Para, me origjinë kroate, si dhe gjithsej 127 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të destinuara për qitje nga armë zjarri automatike dhe gjysmë automatike. Armët dhe municionet e tilla janë plotësisht të ndaluara për qytetarët dhe mbajtja e tyre dënohet me të paktën pesë vjet burg”, thonë nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments