7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoniArjanit Hoxha -PDE / Vizita e zëvendës-ndihmësit të Sekretarit shtetëror të SHBA,...

Arjanit Hoxha -PDE / Vizita e zëvendës-ndihmësit të Sekretarit shtetëror të SHBA, Gabriel Escobar, është edhe një dëshmi se rrugëtimi për në BE duhet të debllokohet …

Vizita e zëvendës-ndihmësit të Sekretarit shtetëror të SHBA, Gabriel Escobar, është edhe një dëshmi se rrugëtimi për në BE duhet të debllokohet dhe se nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë e Veriut.

Porosia që dërgoi sot z.Escobar ishte shumë domethënëse në drejtim të asaj se SHBA konsideron partnerë vetëm ata të cilët kërkojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo porosi duhet të lexohet qart dhe drejt edhe nga faktori politik shqiptar, të cilët duhet të punojnë në izolimin e elementit antiperëndimor, apo thënë ndryshe mos të krijojnë partneritet me parti politike maqedonase të cilat duan të vijnë në pushtet, ndërsa punojnë kundër synimit strategjik të qytetarëve të vendit dhe të partnerit tonë strategjik SHBA-ve.

Thirrjet publike të VMRO-DPMNE për fitore të një shumice apsolute janë kryekëput kundër interesave pro-perëndimore të vendit, andaj edhe gjithë faktori politik shqiptar me orientim pro-evropian duhet të unifikohet dhe të paraqesë garancë për mos devijimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments