11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha: Mos-prezenca e Kastriot Rexhepit në Kuvend, tradhti ndaj partisë

Arianit Hoxha: Mos-prezenca e Kastriot Rexhepit në Kuvend, tradhti ndaj partisë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencën e sotme ka komentuar sërish mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvend gjatë ditës së djeshme, shkruan TV21. Hoxha thotë se në rast se Rexhepi këtë veprime ka bërë pa presion, atëherë kjo paraqet tradhti ndaj partisë.Mos-prezenca në seancën e Kuvendit është tradhti ndaj partisë, sepse ka qenë një ndër iniciatorët në postime për rrëzimin e kësaj Qeverie. Nuk dua të proekcionoj tash, pasi që e dini se si ka rrjedhur situata dje, dhe e dini se në çfarë gjendje ka qenë edhe video-incizimi. Në rast se njeriu ka dhënë nën presion, duam ta dëshojmë nga vet ai, në rast se është qëndrim i tij, është idividual, dhe nuk ka të bëj me organet e partisë”, tha mes tjerash Hoxha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments