8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha / Besa do ndryshimin ,koalicioni ASH-AA duan vetëm pushtetin

Arianit Hoxha / Besa do ndryshimin ,koalicioni ASH-AA duan vetëm pushtetin

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Besa Arianit Hoxha lidhur me faktin që
Aleanca për Shqiptarët kërkon të përfaqësohet me një anëtarë të partisë së tyre në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kjo kërkesë sipas Arben Taravarit nga kjo parti vjen pasi LSDM është në koalicion me Lëvizjen Besa dhe krahas anëtarit të BDI-së duhet të ketë edhe përfaqësues të partisë më të madhe opozitare shqiptare, pra të Aleancës për Shqiptarët informon TetovaSot .

Reagimi i Arianit Hoxha nga Besa vjen pikërisht kundër Taravarit .Hoxha thotë se të kërkosh diçka nuk është mëkat, por të kërkosh diçka që nuk të takon me ligj është tinzakëri.
“Të udhëheqësh institucion dhe mos i njohësh ligjet qartë dëshmon se nuk dallon asgjë nga ata të tjerët të cilët deklarativisht dëshiron t’i ndryshosh a në fakt po duket se vetëm dëshiron t’i zavendësosh”deklaron Hoxha.
Dallimi mes Lëvizjes BESA dhe të tjerëve sipas sekretarit të përgjithshëm të Besës është se partia e tij do ndryshimin ndërsa ata duan vetëm pushtetin, ne duam progresin ata duan të ndrojnë figurat dhe jo mendësinë shprehet Hoxha.
Ndryshe Taravari tha se ASH ka dorëzuar kërkesë në LSHZ. “Shpresoj që sot gjatë ditës ose nesër ata të përgjigjen. LSDM dhe Besa janë në koalicion, ata automatikisht duhet të kenë një anëtar dhe anëtari tjetër duhet të jetë nga partia jonë”deklaroi Taravari.TetovaSot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments