7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi: Nxënësit përfunduan mësimin këtë vit.Anulohet edhe matura shtetërore, matura shkollore...

Arbër Ademi: Nxënësit përfunduan mësimin këtë vit.Anulohet edhe matura shtetërore, matura shkollore si dhe provimi përfundimtar

 

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, njoftoi se në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash në arsim me të cilat sipas tyre sigurojnë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor.

“Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor!

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor!

Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia!

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor”, ka shkruar Ademi në facebook.

Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor, ka vendosur qeveria në seancën e sotshme, njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, në profilin e tij në Fejsbuk.

Ministri Ademi thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotshme ka miratuar pako të masave në arsim me të cilat sigurohet funksionimi i pandërprerë i sistemit edukativo-arsimor.

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor. Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia. Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 do të realizohet në qershor, si dhe do të rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë”, shkruan Ademi.

Më shumë hollësira lidhur me masat në arsim, për të menaxhuar me Kovid, ai do i kumtojë në konferencën për shtyp, e cila është në vijim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments