6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi /Marrëveshja historike në mes MASH-it dhe SASHK-ut është afër,vazhdojmë...

Arbër Ademi /Marrëveshja historike në mes MASH-it dhe SASHK-ut është afër,vazhdojmë javën tjetër …

As kryeministri nuk arriti ti bind Ministrinë e Arsimit dhe Sindikatin e arsimit për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, për rritje të pagave për të punësuarit në arsim.

Nga takimi i ditës së sotme të realizuar me kryeministrin Zaev, ministri Arbër Ademi theksoi se kanë pasur një takim konstruktiv dhe i kanë përafruar dhe avansuar qëndimet me SASHK-un.

“Jemi në rrugë të duhur për ta kontretizuar vendimin përfundimtarë”.

“Bisedimet vazhdojnë në mënyrë konstruktive, ka përparim dhe avansim rrethh statusit material dhe social të të punësuarëve”.

Kurse kryetari i Sindikatit Jakim Nedellkov tha se ata nuk do të lëshojnë pe, duan që pagat të rriten prej janarit, ndërkaq për përqindjen nuk mund të jep detaje, sepse ajo do të nënkuptonte arritje të marrëveshjes. Ndërkaq, shtoi se nuk kanë ndërmend që të prolongojnë grevën e paraparë për më 11 nëntor.

“Ishin bisedime të vëshitira, ne i hedhëm argumentet tona në tavolinë, ministria argumentet e tyre. Fatkeqësisht koha është shume e shkurtë, Sindikati ka vrndosur që të ketë grevë, më 11 nëntor. Fillimin e javës së ardhshme do të kemi edhe takime të tjera me ministrin. Ka sinjale pozitive, por nuk do të lëshojmë pe që pagat të rriten nga 1 janar 2020. Nuk ka mundësi për prolongim të grevës”.

Kryeministri Zaev pak më parë, deklaroi se nëse do nuk arrihet marrëveshje mes MASH dhe SASHK sot për 5 deri më 7 ditë, do të ketë vendim përfundimtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments