20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi: BDI nuk ka frikë nga konkurrenca e Mexhitit! Me keqardhje...

Arbër Ademi: BDI nuk ka frikë nga konkurrenca e Mexhitit! Me keqardhje të thellë e kemi parë përcaktimin për rrugë të re politike

BDI-në nuk e frikëson aspak paralajmërimi i Izet Mexhitit për formim të Lëvizjes së re politike, thotë nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi. I ftuar në SummerClick, Ademi u shpreh se BDI-ja është parti shumë mirë e organizuar dhe procese të tilla ka kaluar disa herë në të kaluarën.

Me ju thënë të drejtën jo! Për arsye se bëhet fjalë për një organizatë politike mirë e organizuar, mirë të etabluar e cila jo njëherë por më tepër herë ka kaluar nëpër procese të ngjashme. Por kur jemi tek z.Mexhiti më lejoni të them se me keqardhje të thellë e kemi parë dhe kemi dëgjuar për përcaktimin e tyre për një rrugë të re politike. Ç’është e vërteta nga mediumet jemi informuar për përcaktimin e tyre të ri politik”, tha Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.

Ideja e Mexhitit është që të formojë në bllok të fuqishëm opozitar. Për këtë ai tashmë ka realizuar takime me Lëvizjen Besa dhe Alternativën.


“Një opozitë e cila do të ketë ide, me të cilat do përfshijë elektoratin shqiptarë. Që në themelim ideja është që të kontribojmë në këtë unifikim. Kam patur takime me z.Kasami dhe z.Gashi dhe eksponentë tjerë. Ka vullnet për të krijuar një front të fuqishëm opozitar”, deklaroi Izet Mexhiti.

Mirëpo Ademi nuk ka frikë as nga ky bashkim. Sipas tij Besa e Alternativa janë thjeshtë aktorë politik por faktor i vetëm, siç thotë, mbetet vetëm Ali Ahmeti.

Kur jemi te partitë ekzistuese opozitare, Besa e Alternativa, unë do të thoja se ka shumë aktorë politik në skenën politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut por faktor është një dhe i vetmi, e ai është Ali Ahmeti. Këto janë proçese në të cilat ka kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim. Bëhet fjalë për një periudhë jo të shkurtër dy vjeçare por 22 vjeçare”, tha Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.

I pyetur nëse BDI do ta pranonte rikthimin e Izet Mexhitit në parti, Ademi tha se për këtë do të vendosnin organet e partisë, por shtoi se BDI asnjëherë nuk ia ka mbyllur derën askujt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments