8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari reagon ashpër pas dënimit të dy të rinjve shqiptar me...

Arben Taravari reagon ashpër pas dënimit të dy të rinjve shqiptar me 38 vite burg

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar lidhur me dënimin me 38 vjet burg të dy të rinjve shqiptar lidhur me një vrasje të një të riu maqedonas që ndodhi pas një zënke midis tyre.

Ja reagimi i Taravrit në facebook:

Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me 19 vite burg për rrahjen me pasojë vdekjen të Nikolla Sazdovakit, ky i fundit i dalluar për sjellje të rënda, por ajo që më bën përshtypje është se nga ana tjetër Boban Iliçi edhe pse vrau me dashje Almirin (një fëmij shqiptar), është në liri!
Kam një pyetje për këta që votuan konceptin e konsensualitetit, ju duket Drejtësia e Barabartë?! Apo konsensusi është: të pasurojmë nja 10 fise të BDI-së dhe gjithë populli shqiptar të shkojë në Ferr?!
Nuk e di! Edhe sikur të isha maqedonas do më vinte turp nga kjo “drejtësi”!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments