4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari numëron dështimet e BDI-së dhe ironizon: Opozita qenka fajtore?!

Arben Taravari numëron dështimet e BDI-së dhe ironizon: Opozita qenka fajtore?!

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, përmes një statusi në FB ka ironizuar me deklarimet e zyrtarëve të BDI-së .

Sipas Taravarit, BDI e pranon se Qeveria ka dështuar por për këtë ata e akuzojnë opozitën.

Ai ironizon me mospunën e zyrtarëve të BDI-së në këto vite pushtet, duke thënë se ata nuk kanë faj sepse vetëm marë rrogat dhe kanë vuajtur për hallet e popullit nëpër shtëpitë e tyre super milionëshe.

“BDI-ja deklaroi e revoltuar se gjendja e Arsimit është mjerane dhe gjithçka është e shkatërruar! BDI-ja deklaron se shëndetësia ka kapitulluar për shkak të degjenerimit 20 vjeçar të sistemit. BDI-ja shprehet se vendi po braktiset çdo ditë e më shumë nga të rinjtë! BDI-ja është e indinjuar për skandalin e mosvaksinmit! Me pak fjalë BDI-deklaron se praktikisht Qeveria ka dështuar! Si pasojë BDI-ja, me këtë rast ndërmerr veprimin e paimagjinuar nga Askush, ajo thotë se: Shkaktare, fajtore e kësaj katrahure qeveritare është…Opozita!!!
Po! Nuk është anekdotë, por e vërtetë! Madje ne si Opozitë presim që BDI-ja të kërkojë edhe rritje rroge për pozicionin e dështakes ku gjendet, sepse BDI-ja nuk ka asnjë faj, ajo vetëm ka marrë rrogat të ndershme dhe ka vuajtur për hallet e popullit në shtëpitë e saj supermilionëshe! BDI-ja madje pret ta akuzojë opozitën edhe si shkaktare të pandemisë…ne si Opozitë i këshillojmë BDI-së avokatë të mirë dhe çarja qetësues!”, ka shkruar Taravari në FB.

Ndryshe në debatet e fundit televizitve, zyrtarët e BDI-së kanë akuzuar opozitën se përmes bllokimit të Kuvendit ata po pengojnë zhvillimin e shtetit dhe bllokojnë ligjet të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Pra sipas BDI-së, për 20 vite pushtet dhe për gjendjen e mjerueshme të qytetarëve në vendin tonë, fajtore është vetëm se opozita./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments