4.8 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: Nga meningoencefalitis gjithkund në botë vdesin fëmijë, nuk duhet të...

Arben Taravari: Nga meningoencefalitis gjithkund në botë vdesin fëmijë, nuk duhet të politizohet rasti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende nuk e ka marrë raportin nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e Klinikës për sëmundje të fëmijëve pas vdekjes së vajzës pesëvjeçare me inflamacioni në tru

Siç tha, pret që ta marrë sot ose nesër, por pas akuzave për raste të shpeshta të vdekjes në Klinikë, vlerëson se “posaçërisht opozita shqiptare po tenton në çdo mënyrë të tregojë se tani gjithçka është katastrofë, prej se ata nuk janë më në pushtet”.

Në deklaratë për mediat para ngjarjes ku janë prezantuar rezultatet nga ajri në shkolla dhe kopshte për fëmijë në pesë komuna në shtet, Taravari deklaroi se edhe të ishin “një, dy, tre vite në pushtet, sistemi shëndetësor përsëri nuk mund gjatë natës ose për disa muaj të përmirësohet”.

“Megjithatë, sidoqoftë, nuk duhet të politizihen rastet kur fëmija ka qenë i sëmurë dhe me të vërtetë patologjia ka qenë e vështirë, pasi nga meningoencefalitisi gjithkund në botë vdesin fëmijë, për fat të keq, pra ndodh edhe tek ne. Drejtori tha se edhe statistika për mortalitetin në klinikë, ashtu që nuk është diçka spektakolare siç thonë. Në një mënyrë duan të largojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale, ndaj si të kritikojmë Taravarin apo drejtorin e Klinikës së fëmijëve, do të themi se ka vdekur një fëmijë. Sa i përket keqpërdorimeve mjekësore, ne kemi ndërmarrë hapa, por për pacientët që kanë sëmundje të rënda, spitalet janë vendi ku trajtohen dhe fatkeqësisht disa njerëz vdesin”, tha ministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments