Në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do të mbahen, koalicioni ASH-AAA do të luftojë për fitore në tre komunat më të mëdhaja si Struga, Kërçova dhe Tetova.
Kjo u theksua nga sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarēt, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Click Plus nē Tv21.
Ai u shpreh i bindur se koalicioni zgjedhjet i fiton bindshëm në Gostivarë, Çair, Studeniçan dhe disa komuna tjera.
Kryetari i komunës së Gostivarit tha se nëse BDI koalicion në zgjedhjet lokale me LSDM-në, ata do të detyrohen me Alternativën të koaliciojnë me VMRO-DPMNE-në.
Ai shtoi se ai është tandem i fuqishëm me Ziadin Selën, në udhëheqjen e ASH dhe se do të vijoj ky funksionim për fitore bindse në zgjedhjet e ardhshme.