8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternativa – Dega Tetovë: Dega është këtu, ndërsa ata që duan pushtet...

Alternativa – Dega Tetovë: Dega është këtu, ndërsa ata që duan pushtet mungojnë

Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Tetovës, sonte kishte mbledhja Kryesia e Degës së Alternativës në Tetovës, që ta konstatojë këtë dorëheqje, që – ndonëse nuk është dhënë në mënyrë procedurale – u miratua.


Me këtë rast Kryesia e Degës diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në këtë organ të Alternativës dhe vuri në dukje se nuk bëhet fjalë për lëvizje që e dëmtojnë partinë, porse janë zhvendosje të figurave që edhe ashtu e kanë ditur se me reformat e filluara në parti nuk kanë pozicion të qëndrueshëm. Po ashtu Kryesia e Degës ishte unanime se, përveç tre personave që janë larguar, duke marrë libreza të partive në pushtet, nuk ka asnjë lëvizje tjetër dhe se “ideja vazhdon”.AlternAtivA – Dega Tetovë ka mirëkuptim të plotë për dorëheqjet e anëtarëve që kanë pritur pushtet dhe që në vend të kësaj kanë gjetur përkushtim dhe sakrificë.
Megjithatë, Dega e Tetovës vazhdon të mbetet unike duke iu përmbajtur qëndrimit të Kryetarit të Alternativës se “ata që kanë ardhur për interesa, sigurisht një ditë do të ndahen nga ne, ndërsa ata që kanë ardhur për t’i shërbyer idealit të partisë për mirëqenie dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në vendin tonë, do ta vazhdojnë rrugën bashkë me ne”.
Sidoqoftë, AlternAtivA – Dega e Tetovës i falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tash në këtë degë dhe u uron sukses në partitë e reja që tashmë i kanë zgjedhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments