4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari i përgjigjet Bujar Osmanit: Që me raundin e parë ju...

Arben Taravari i përgjigjet Bujar Osmanit: Që me raundin e parë ju fitojmë në Gostivar (video)

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në facebook i është përgjigjur zëdhënësit dhe ministrit të jashtëm të BDI-së, Bujar Osmani i cili në emisionin Click Plus në TV21 foli për dobësi në qeverisjen në Gostivar.

“Në një emision, z.Bujar Osmani shprehu fare haptazi panikun në të cilin gjendet BDI-ja dhe ai, përballë shembullit të Gostivarit.
Nuk janë të gatshëm për të pranuar realitetin, nuk e pranojnë dot faktin që tashmë në bazë të të gjithave anketave dhe sondazheve, Gostivari është qyteti kampion. Fakt i gjallë ështē ardhja e qytetarëve të tjerë në Gostivar për të parë dhe gëzuar ndryshimet që gjithkush i do.
Bujarit si mjek i kujtoj që ankthi i mospranimit çon në vetshkatërrim, ndaj përgatituni të pranoni se Gostivari është shembulli i një qeverisje ndryshe, që ekipi i Komunës tonë është i formuar nga njerëz që e duan qytetin e tyre dhe ndaj na shkojnë punët mbarë, dhe madje do t’ju duhet ta pranoni dhe fitoren tonë të ardhshme… P.s Që me raundin e parë, Të fala o Bujar!”, ka shkruar Taravari.

Zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se në Gostivar gjitha gjasat çojnë për një ndryshim që do të ndodhë në zgjedhjet e tetorit. “Në Gostivar nëse i lexoni numrat bërtasin për ndryshim se njerëzit e kanë kuptuar se komuna është rrëmby në shërbim të një platforme politike”, ka theksuar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments