Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që vjen nga kjo parti dhe dy deputetë tjerë kanë qëndrim ndryshe sa i përket qëndrimit për thirrje të mocionit për Qeverinë Kurti.
“Lumir Abdixhiku nuk është pjesë e grupit parlamentar. Vjosa Osmani së bashku me dy deputetë tjerë ka pasë mendim të ndryshëm nga Grupi Parlamentar. Osmani dhe dy deputetë tjerë kanë rezerva”, është shprehur Gashi, njofton Klan Kosova.
“Vjosa është kolege e dashur për neve dhe shoqe e jona shumë e mirë. Osmani ka kohë që në këtë çështje ka mendim ndryshe dhe këtë unë e respektoj. Osmani është kryetare e kuvendit në rrethanat që jemi”.
Ai para gazetarëve është shprehur se Kryeministri Albin Kurti ka pasë para vetes dy probleme.
“Kurti i ka dy probleme: Heqjen e taksës dhe garantimin e qeverisjes stabile. LDK i ka dy probleme me Kurtin, nëse ai do të jetë proaktiv për këto çështje”.
Për Gashin, sot në oborr të Kuvendit nuk është dashur fare të intervistohej Gani Geci i cili ka folur në emër të vajzës së tij deputete, Marigona Geci.
“Gani Geci nuk përfaqëson LDK-në dhe Grupin Parlamentar. Nuk kam koment për raporte familjare. Ne emër të GP të LDK-së, flas vec unë askush tjetër”.