8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeApeli refuzon paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundrejt Bogoevskit

Apeli refuzon paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundrejt Bogoevskit

Gjykata e Apelit për së dyti herë i ka refuzuar paditë e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakut të tij, Musa Xhaferi, për shpifje kundër ish-spiunt, Slobodan Bogoevski, i cili para gjykatës amerikane ka dëshmuar se ata janë, dy nga tre funksionarët e lartë të cilët kanë marrë mito nga dy milionë e gjysmë euro për secilin nga ata, për tu vonuar sjellja e kompanisë së tretë e celularëve në tregun maqedonas.

Në aktvendimin që u publikua sot nga gjykata e Apelit, theksohet se paditësit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk kanë të drejtë të kërkojnë shpërblime materiale. Ky këshill i gjykatësve anonim, të cilët kanë refuzuar ti tregojnë emrat e tyre, kanë vendosur për së dyti herë edhe atë pas ankesës së Bogoevskit.

Bogoevski, i cili ishte dëshmitarë kyq në procesin e gjykatës së Nju Jorkut, nga fillimi ka theksuar se padia e ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kunderjt tij për shpifje është e pabazë, sepse të akuzuarit kanë pranuar fajësinë se kanë paguar politikanë nga Maqedonia dhe të njëjtët janë gjobitur me gjobë materiale.

PSP ka hapur procedurë para-hetimore për Ali Ahmetin, Buçkovskin dhe Xhaferin dhe ky rast pritet të merr epilog pasi që të zgjidhet statusi i PSP-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments