Në qarqet juridike tregohet një anekdotë për një rast kur, në atë kohë, kryeministri Branko Cërvenkovski kërkoi takim me kryetarin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese të RM-së, prof. dr. Todor Xhunov…
I ndjeri prof. Xhunov, si kryetar i atëhershëm i Gjykatës Kushtetuese dhe si profesor me autoritet të një brezi të vjetër, i tha Brankos diçka që të gjithë këta fillestarë ambiciozë nuk kanë kapacitet ta kuptojnë, ta përtypin dhe ta marrin vesh:
„NUK BËHET QË GJYQTARI KUSHTETUES TË TAKOHET ME KRYEMINISTRIN!“
Sepse, ministri është pjesë e pushtetit të dytë – pushtetit ekzekutiv, ndërsa Gjykata Kushtetuese, si sui iuris „pushtet i katërt“, është kompetente të vlerësojë edhe aktet nënligjore të tij. Prandaj, as në aspektin kushtetues, as ligjor dhe as etik, këta të dy nuk duhet të takohen, qoftë publikisht apo privatisht!
Por kujt t’ia shpjegosh…
Mendjelehtësia dhe budallallëku kanë pushtuar çdo pore të kësaj shoqërie të devijuar dhe të korruptuar të VMRO-së.
#SundimiILigjit
#NdarjaEPushteteve
#EtikaProfesionale
#VMRONeverMore
