6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsini Ivanovska: Rreth 20 për qind e parashteresave, të cilat i merr...

Antikorrupsini Ivanovska: Rreth 20 për qind e parashteresave, të cilat i merr KSHPK-ja, kanë të bëjnë me jurisprudencën

“Rreth 20 për qind nga parashtresat që i merr Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit nga qytetarët kanë të bëjnë me jurisprudencën”, tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Në hapjen e debatit publik “Hulumtimi dhe analiza e gjendjes me korrupsionin në jurisprudencë”, në organizim të KSHPK-së, Ivanovska, porositi se konfirmim për këtë janë edhe rezultatet nga hulumtimi i sivjetshëm të Barmetrit ballkanik 2021, të zbatuar nga Këshilli rajonal për bashkëpunim, ku u konfirmua se 81,1 për qind nga qytetarët vlerësojnë se gjyqësia është më e korruptuara.

Nëse është për ngushëllim, kjo përqindje është pak më e vogël se vitin paraprak. Hulumtimi i zbatuar nga Instituti republikan ndërkombëtar – IRI në periudhën mars-prill 2021, po ashtu ka shënuar gjendje brengosëse në këtë sferë, që ishte shkak për organizimin e këtij debati”, deklaroi Ivanovska.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në fjalimin hyrës tha se përgjegjësia për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për luftë kundër korrupsionit është përgjegjësi për të gjithë ne dhe se është mirë që KSHPK-ja sot i bashkoi të gjithë ata të cilët duhet të jenë rojtarë të shtetit juridik, sundimit të së drejtës dhe demokracisë, respektivisht të gjithë faktorët në sistemin jurdik, prej të cilëve pritet zbatimi i drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments